Sport

Nations League/ Kosova do të luajë në Murcia të Spanjës ndaj Islandës…

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme për ‘play-off’ të Nations League, një në Prishtinë dhe tjetrën në Spanjë

13 Mars 2025, 14:23 Nga DOSJA
Nations League/ Kosova do të luajë në Murcia të Spanjës

KOSOVE - Dardanët do të përballen me Islandën më 20 mars në Prishtinë dhe tre ditë më vonë në Murica të Spanjës për ndeshjet e play-off-it të Nations League. Tanimë kanë dalë në shitje edhe biletat për ndeshjen që Kosova e zhvillon si mysafirë

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet më 23 mars në “Estadio Nueva Condomina” në Murcia të Spanjës.

Tifozët dardanë që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, duhet të blejnë biletat vetëm në sektorët e caktuar nga Federata e Futbollit e Islandës (sektorët 3 dhe 4), derisa çmimi është 30 euro.

FFK fton të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët kanë mundësi që të jenë pjesë e kësaj ndeshje dhe të mbështesin ekipin dardan drejt objektivit për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Linku për blerjen e biletave:

https://ksi.compralaentrada.com/eventos/14412/14421

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll