Sport

Deklaratë e UEFA-s për polemikën e rastit të goditjes "së dyfishtë” të Julian Alvarezit...

UEFA ka bërë një deklaratë për të sqaruar opinionin publik në lidhje me goditjen e “dyfishtë” të penalltisë së Julian Alvarez gjatë humbjes së Atletico Madridit në fazën e 1/8-tës së Champions League kundër Real Madridit.

13 Mars 2025, 14:37 Nga DOSJA
Deklaratë e UEFA-s për polemikën e rastit të goditjes

ZVICER - Atletico Madridi e çoi lojën deri te penalltitë, pasi mposhti 1-0 Real Madridin në ndeshjen e dytë në ‘Metropolitano’ falë një goli shumë të hershem nga Conor Gallagher.

Ndeshja më pas shkoi te penalltitë, ku Reali fitoi 4-2 për të siguruar kalimin në çerekfinale, ku do të luajë kundër Arsenalit, i cili eliminoi PSV Eindhoven.

Por, pas ndeshjes pati polemika të mëdha për goditjen nga pika e bardhë të sulmuesit Alvarez, me të cilën ai e mposhti portierin Thibaut Courtois. Penalltia e suksesshme fillimisht qëndroi, por më pas u anulua nga VAR-I, pasi argjentinasi u gjykua se kishte goditur topin në mënyrë të parregullt me të dyja këmbët.

Pas ndeshjes u shfaqën disa komente, të cilat dukej se tregonin se Alvarez e kishte goditur atë me të dyja këmbët, megjithëse tifozët argumentuan për të dy përfundimet.

Tani, UEFA ka sqaruar një pjesë kyçe të procesit të tyre pas vendosjes se ai kishte kryer një ‘goditje të dyfishtë’.

Sipas gazetarit Miguel Delaney, UEFA ka konfirmuar se vetëm zyrtarët e VAR-it përcaktuan nëse Alvarez e kishte goditur topin dy herë me të dyja këmbët, pa asnjë sensorë apo teknologji të përdorur për ndihmë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll