Politike

Agron Malaj dhe Tërmet Peçi dhanë dorëheqjen për listat e deputetëve, caktohen kryetarët e komanduar të bashkive Mat dhe Tepelenë (EMRAT)

19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak të Matit ishin të pranishëm në mbledhjen e jashtëzakonshme e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës.

12 Mars 2025, 12:41 Nga r.ll
Agron Malaj dhe Tërmet Peçi dhanë dorëheqjen për
agron malaj, termet peci

MAT- Myslym Zeneli është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, si kryetar i komanduar i bashkisë së Mat deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në mbledhjen e jashtëzakonshme e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës. Një tjetër pikë e miratuar ishte dorëheqja e Agron Malajt nga kjo detyrë, i cili pritet të jetë në listën e kandidatëve të PSpër deputet.

Po ashtu edhe në Tepelenë, Tërmet Peçi dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Tepelenës për të garuar në zgjedhjet e 11 majit si deputet. Ndërkohë bëhet me dije se zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tepelenës, Julinda Karteri është komanduar në krye të insitucionit deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tepelenës.

agron malaj termet peci bashkia e matit bashkia e tepelene

Sondazh

Poll