Politike

Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO për tu njohur me vendimin

Në seancën e djeshme, avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja

12 Mars 2025, 12:22 Nga r.ll
Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Veliaj
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku ditën e sotme Apeli i GJKKO-së do të japë vendimin lidhur me ankimin e tij për masën e sigurisë. Seanca do të nisë në orën 12:30.

Në seancën e djeshme, avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t'i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në 'arrest me burg' dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në 'detyrim paraqitjeje'.

erion veliaj apeli i gjkko

Sondazh

Poll