12 Mars 2025, 10:30
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar rinumërimi i 50 vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. KQZ-ja mori vendim më herët gjatë javës që 15 nga këto vendvotime të rinumëroheshin për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.
Ndërkaq, 25 kutitë e tjera i përkisnin komunës së Vushtrrisë pasi kishte “mospërputhje të rezultateve” të kandidatëve për deputetë. KQZ-ja tha se mesditën e së mërkurës do të nisë rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.
Më 5 shkurt, KQZ-ja kishte njoftuar për përfundimin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Pas kësaj, partitë dhe kandidatët kishin mundësi të dërgonin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Pasi të ketë përfunduar procesi i rinumërimit të votave me postë, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatin zgjedhor dhe t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti është fituesja e zgjedhjeve, por ajo ka fituar 48 ulëse në Kuvend, të pamjaftueshme për të krijuar vetë ekzekutivin e ri.
LVV-ja ka thënë se ka pak gjasa për bashkëpunim me partitë opozitare dhe ka shprehur dëshirën që Qeverinë ta formojë me partitë joserbe. Edhe partitë opozitare shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit./ REL
zgjedhjet në kosovë
Politike
12 Mars 2025, 10:05
r.ll
sali berisha ne prezantimin e koalicionit
TIRANË- Partia "Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian" me drejtues Vasil Sterjovski do t&...
Politike
12 Mars 2025, 09:59
N.F
Xoxa
TIRANË- Seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e bërë nga Ajola Xoxa për lirimin e llogarive bankare është ...
Politike
12 Mars 2025, 09:37
N.F
Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO. Sot do të z...
Politike
12 Mars 2025, 08:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mesnata e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në Komisionin Qendror t&...
Politike
12 Mars 2025, 08:30
N.F
Marta Kos
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më ...
Politike
12 Mars 2025, 07:42
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Apeli i GJKKO-së do të japë sot vendimin për ankimimin ndaj masës së sigurisë për kryeba...
Politike
11 Mars 2025, 22:42
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për dosjen “Babale” e ka cilësuar hetimin për të, t&eu...
Politike
11 Mars 2025, 22:30
B.Z
Agron Malaj
TIRANË - Emri i kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj i cili dha dorëheqjen nga posti këtë të martë, ka shkak...
Politike
11 Mars 2025, 22:22
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës,&nbs...
Politike
11 Mars 2025, 22:12
M.B
Joshua Roberts
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme rreth arsyeve se përse avokati amerikan Joshua Roberts nuk u ...