Politike

Toni Gogu dhe agjërimi i Veliajt: Nga Evangjelist në Mysliman, sipas rastit

Nga një aktivist i të drejtave të njeriut, tek një politikan që kërkoi të ndërtojë imazhin e një lideri modern, deri te një kryebashkiak që u shndërrua në një figurë të fortë politike brenda Partisë Socialiste, Veliaj ka treguar gjithmonë një aftësi të veçantë për të përshtatur imazhin e tij publik. Por asnjëherë më parë ky transformim nuk ka qenë aq i madh sa ai që po shohim tani: nga një evangjelist i martuar me bekimin e një pastori, në një mysliman të devotshëm që agjëron në burg.

10 Mars 2025, 20:47 Nga Dosja.al
Toni Gogu dhe agjërimi i Veliajt: Nga Evangjelist në Mysliman, sipas
Erion Veliaj dhe Toni Gogu

TIRANA- Erion Veliaj është një nga ata politikanë që dinë të transformohen sipas rastit. Nga një aktivist i të drejtave të njeriut, tek një politikan që kërkoi të ndërtojë imazhin e një lideri modern, deri te një kryebashkiak që u shndërrua në një figurë të fortë politike brenda Partisë Socialiste, Veliaj ka treguar gjithmonë një aftësi të veçantë për të përshtatur imazhin e tij publik. Por asnjëherë më parë ky transformim nuk ka qenë aq i madh sa ai që po shohim tani: nga një evangjelist i martuar me bekimin e një pastori, në një mysliman të devotshëm që agjëron në burg.

Në vitin 2013, Erion Veliaj u martua me Ajola Xoxën në një ceremoni të drejtuar nga pastori Toni Gogu, një figurë e njohur e komunitetit evangjelist dhe njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste.

Në atë kohë, Veliaj dhe familja e tij ishin të lidhur ngushtë me besimin evangjelist. Ai nuk e fshehu kurrë këtë aspekt të identitetit të tij fetar dhe as faktin që kishte marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të këtij komuniteti. Martesa e tij nën bekimin e një pastori ishte një dëshmi e qartë e kësaj përkatësie.

Por gjithçka ndryshoi kur Veliaj u arrestua dhe përfundoi në burg për korrupsion, disa javë më parë. Me të hyrë në burg, retorika e tij mori një kthesë të papritur. Papritur, ai u deklarua mysliman dhe njoftoi se po agjëron për Ramazan. Madje falenderoi imamin Ahmed Kalaja për hurmat që ia dërgoi në qeli, ndërsa dje te intervista e disatë theksoi se po agjëron.

Duke marrë parasysh se gjyqtari i çështjes së tij është mysliman, ky “konvertim” i papritur i Veliajt ngre edhe më shumë dyshime. A është ky një përkushtim i vërtetë ndaj besimit islam, apo një strategji për të ndikuar në perceptimin e atyre që tani kanë fatin e tij në dorë? A ka qenë mysliman i fshehtë ndër vite apo hyrja në burg e bashkoi me një besim të ri fetar?

Nëse Veliaj është vërtet një mysliman i përkushtuar dhe po agjëron nga bindja, atëherë ky është një akt personal që duhet respektuar. Por nëse ky është vetëm një tjetër ndryshim fasade për të përfituar nga rrethanat, atëherë është një tjetër dëshmi e hipokrizisë politike në Shqipëri.

Pyetjet që na lindin janë disa, mes tyre se a po e përdor Veliaj fenë si një kartë të fundit për të ndikuar në opinionin publik dhe ndoshta edhe në gjyqtarin e tij?

Kjo mbetet për t’u gjykuar nga ata që kanë ndjekur rrugëtimin e tij nga një evangjelist i martuar nga një pastor, tek një mysliman që agjëron në burg. Toni Gogu duhet të dijë diçka më shumë për këtë./Dosja.al

erion veliaj tonin gogu

Sondazh

Poll