Politike

Berisha: Votimi për prokurorët nuk është diçka e lakmueshme, njerëzit e Sorosit u bënë shembujt më të këqinj në botë

Ai theksoi se një president me votë popullore, në vlerësimin e tij nuk mund të ishte një figurë ceremoniale siç është presidenti i Shqipërisë.

8 Mars 2025, 14:29 Nga N.F
Berisha: Votimi për prokurorët nuk është diçka e
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale u shpreh se sa i përket presidentit, ai edhe mund të zgjidhet me votë popullore, por Shqipëria është republikë parlamentare. Ai theksoi se një president me votë popullore, në vlerësimin e tij nuk mund të ishte një figurë ceremoniale siç është presidenti i Shqipërisë.

Berisha shtoi se PD mendon të qëndrojë në republikën parlamentare. Përsa i përket prokurorit të përgjithshëm, ai u shpreh se zgjedhja e tij nuk është një praktikë e lakmueshme.

"Oligert, propozimet tuaja janë të drejta. Për sa i përket presidentit, presidenti edhe mund të zgjidhet me votë popullore, por Shqipëria është republikë parlamentare. Një president me votë popullore, në vlerësimin tim, nuk mund të ishte një figurë ceremoniale siç është presidenti i Shqipërisë. Tani unë e kuptoj se presidentët kur e dëgjojnë këtë fjalë, nuk e pëlqejnë, por të jesh figurë ceremoniale je figurë për të nderuar në emër të kombit, pra është privilegj i madh.


Pra, është diskutuar disa herë kjo çështje, por PD mendon të qëndrojë në republikën parlamentare.
Përsa i përket prokurorit të përgjithshëm, zgjedhja e tij nuk është një praktikë e lakmueshme.
Një vend që zgjedh prokurorët janë SHBA, por mos harro se Alex Bragg dhe Letizia Jones ishin monstra të akuzës dhe u bënë shembulli më i keq i akuzës jo vetëm në SHBA, por edhe në botë, të zgjedhura nga financimet e Sorosit," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll