Politike

"Po përgatitet që të mos ia marrë kush partinë", Berisha: Ramën e presin disa procese ligjore po kryesorja është afera e McGonigal

Ai tha se nuk është çudi nëse Rama kërkohet për ekstradim në SHBA, ndërsa shtoi se kjo do të ndodhë pa hezitim.

8 Mars 2025, 13:33 Nga r.ll
"Po përgatitet që të mos ia marrë kush
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po përgatitet që të mos ja marrë kush partinë por të vazhdojë të qëndrojë kryetar i PS-së. Më tej u shpreh se Ramën e presin disa procese ligjore por sipas tij më eprori është afera "McGonigal". Ai tha se nuk është çudi nëse Rama kërkohet për ekstradim në SHBA, ndërsa shtoi se kjo do të ndodhë pa hezitim.

Berisha: Edi Rama së pari po përgatitet që së pari të mos ia marrë kush PS-në, por të qëndrojë kryetari i PS.
E vërteta është se Edi Ramën e presin procese ligjore, seri procesesh ligjore në Shqipëri, por njëri është më epror nga të gjithë të tjerët, është afera McGonigal. Kështu që mos u çudit që të kërkohet për ekstradim, se unë u jap fjalën se pa asnjë hezitim do ekstradohet në SHBA.

sali berisha

Sondazh

Poll