Politike

"PD shkon si forcë fituese drejt 11 majit", Berisha: Lul Basha nuk ka mbështetës tjetër, vec Taulant Ballës

Kryedemokrati u shpreh më tej se patronazhistët duhet ta kenë të qartë se krimi elektoral do jetë krimi më i ndëshkuar

8 Mars 2025, 14:22 Nga r.ll
"PD shkon si forcë fituese drejt 11 majit", Berisha: Lul Basha
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se bashkimi i deputetëve dhe grupit parlamentar ishte vendimtar që PD-ja të shkojë drejt 11 majit si forcë drejt fitores. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Lulzim Basha nuk ka asnjë mbështetës në radhët e PD-së. Ai tha se Bashën e mbështet vetëm ministri Taulant Balla. 

"Në procesin e bashkimit të PD, Partia Demokratike është treguar konsekuente në atë që ka shpallur. Ne shpallëm bashkimin në diversitet, sepse nuk mund të mohohet që për shkak të zhvillimeve dramatike, brenda grupit të deputetëve të PD, dhe në anëtarësi në një shkallë më të vogël, u përvijuan qëndrime të ndryshme. Bashkimi i deputetëve dhe grupit parlamentar ishte vendimtar për forcën tonë politike që të shkojë drejt 11 majit si forcë drejt fitores. Meqenëse po më pyet me emër konkret. Përveç Taulant Ballës, të garantoj që ai njeri nuk ka njeri tjetër me vete. Nuk ka asnjë njeri. Ndaj demokratë e demokrate mbështesni kandidaturat e PD, se mbështesni fitoren.", tha Berisha. 

Kryedemokrati u shpreh më tej se patronazhistët duhet ta kenë të qartë se krimi elektoral do jetë krimi më i ndëshkuar

"Që të gjithë ata të cilët ushtrojnë veprimtarinë në shkelje të ligjeve të vendit, do bëhet një audit dhe një audit shumë i fortë. Patronazhistët duhet ta kenë të qartë se krimi elektoral do jetë krimi më i ndëshkuar. Prandaj t’i qëndrojnë ligjit, të zbatojnë ligjin, të mos bëhen pjesë e krimit të madh kushtetues me të cilin kërkojnë të shndërrojnë zgjedhjet në farsë elektorale.", tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll