Politike

Berisha: LaCivita e paralajmëroi Ramën që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të

Më tej u shpreh se në diasporë është një klimë e krahasueshme me vitet 1991-1992, e cila sipas tij paralajmëron "përmbysjen e pashmangshme të diktaturës me datën 11 maj".

8 Mars 2025, 13:57 Nga r.ll
Berisha: LaCivita e paralajmëroi Ramën që të mos luajë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot tre rezoluta ndërkombëtare kanë denoncuar kryeministrin Edi Rama si njeriun e farsës elektorale. Berisha tha se një paralajmërim i fortë për Ramën erdhi nga kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Chris LaCivita. 

Më tej u shpreh se në diasporë është një klimë e krahasueshme me vitet 1991-1992, e cila sipas tij paralajmëron "përmbysjen e pashmangshme të diktaturës me datën 11 maj".

Berisha: Ndryshime të mëdha kanë ndodhur. Siç e shihni, është e vërtetë që Edi Rama bën gjithçka, por është e vërtetë se prozhektorë të fuqishëm janë drejtuar drejt Shqipërisë. Është e vërtetë se brenda tyre ka një shkërmoqje të paparë. Është e vërtetë se ka 2 muaj që këndojnë himnin e hajdutit, përpiqen të mbrojnë Erion Veliajn.

Nga ana tjetër, tre rezoluta ndërkombëtare, kanë denoncuar botërisht Edi Ramën si njeriun e farsës elektorale.  Nga ana tjetër, atij i erdhi një paralajmërim shumë i fortë nga kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, zoti Chris LaCivita, i cili e paralajmëroi që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të. Pra, është ky kompleks faktorësh. Është edhe një klimë siç e keni ndjerë ju në diasporë, e cila është e krahasueshme me vitet 1991-1992 që paralajmëron përmbysjen e pashmangshme të diktaturës me datën 11 maj.

sali berisha

Sondazh

Poll