Politike

Berisha: Tre muajt e para do hedhim baza të forta ligjore për krijimin e klimës më miqësore ndaj biznesit

Ai shtoi se do të jenë paketa fiskale me taksën e sheshtë. Berisha tha se do të ulë çmimin e energjisë nga 18-24 lekë kilovati në 6 lekë, pra pjesëtimi me 3 i çmimit të energjisë.

8 Mars 2025, 13:51 Nga N.F
Berisha: Tre muajt e para do hedhim baza të forta ligjore për krijimin
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale u shpreh se Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare. Berisha u shpreh se PD në 100 ditët e para do nxjerrë Shqipërinë nga varfëria ekstreme. Sipas tij do instalohet kuadri ligjor për krijimin e klimës më miqësore për biznesin që ka ekzistuar ndonjëherë. 

Ai shtoi se do të jenë paketa fiskale me taksën e sheshtë. Berisha tha se do të ulë çmimin e energjisë nga 18-24 lekë kilovati në 6 lekë, pra pjesëtimi me 3 i çmimit të energjisë. Berisha theksoi se në tre muajt e para do të hedhin baza të forta ligjore për të gjitha këto projekte dhe se ka bindjen se amerikanët do vijnë më kënaqësi të investojnë në Shqipëri.

"100 ditët e para do të instalohet krahas paketës së dhimbshurisë, me të cilën ne nxjerrim Shqipërinë nga varfëria ekstreme, do instalohet kuadri ligjor për krijimin e klimës më miqësore për biznesin që ka ekzistuar ndonjëherë. Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare. Ju jeni nga ata biznesmenë dhe specialistë të shquar që i njihni shumë mirë potencialet e jashtëzakonshme minerare të këtij vendi. Do të jenë paketa fiskale me taksën e sheshtë. Do të jenë garancitë ligjore. Do të jetë ulja e çmimit të energjisë nga 18-24 lekë kilovati në 6 lekë, pra pjesëtimi me 3 i çmimit të energjisë.


Do të jetë nxitja e madhe e projekteve madhështore në fushën e energjisë solare, diellore, ujore.
Do të jetë tërheqja e kompanive të mëdha të eksplorimit, shfrytëzimit, përpunimit të mineraleve në Shqipëri. Do të jetë Shqipëria e dataqendrave, e inteligjencës artificiale, e internetit 3 dhe kriptomonedha. Pra, ne tre muajt e para hedhim baza të forta ligjore për të gjitha këto projekte dhe unë kam bindjen se ju dhe kolegët tuaj amerikanë do vijnë më kënaqësi të investojnë në Shqipëri," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll