Sport

“Usain Bolt” i Champions League është Haaland: norvegjezi arriti 36.6 km/h...

Për krahasim, kur Usain Bolt vendosi rekordin e 100 metrave në Kampionatin Botëror 2009 me një kohë 9:58, ai vrapoi me një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/h…

8 Mars 2025, 10:00 Nga DOSJA

“Usain Bolt” i Champions League është Haaland: norvegjezi

ANGLI - Çfarë kanë të përbashkët Kylian Mbappé dhe Mama Baldé të Brestit? Sipas të dhënave të mbledhura nga UEFA, të dy janë në “Top 10” lojtarët më të shpejtë në Champions League 2024-25.

Një renditje, padyshim që mund të ndryshojë, e cila merr parasysh performancat e arritura në fazën e kampionatit, në play-off dhe në ndeshjen e parë të 1/16-tës.

Erling Haaland kryeson listën me një shpejtësi prej 36.6 km/h në një nga ndeshjet e tij me Manchester Cityn, përpara Achraf Hakimi të PSG-së, i cili regjistroi një shpejtësi prej 36.5 km/h dhe Kylian Mbappé i Real Madridit (36.4 km/h).

Në “Top 5” janë gjithashtu mesfushori portugez i Manchester Cityt, Matheus Nunes (36.3 km/h) dhe sulmuesi i Brestit Mama Baldé (36.1 km/h).

“Top 10” mbyllet Abdukodir Khusanov (35.6 km/h), një nënshkrim dimëror nga Manchester City, i cili bëri më mirë se Vinicius Junior (Real Madrid, 35.4 km/h), Kingsley Coman (Bayern Munich, 35.4 km/h) dhe Bradley Barcola (PSG, 35 km/h).

Për krahasim, kur Usain Bolt vendosi rekordin e 100 metrave në Kampionatin Botëror 2009 me një kohë 9:58, ai vrapoi me një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/h, me një shpejtësi maksimale prej 44.72 km/h.

“Top 10” lojtarët më të shpejtë

Erling Haaland - 36.6 km/h (Manchester City)

Achraf Hakimi - 36.5 km/h (PSG)

Kylian Mbappé - 36.4 km/h (Real Madrid)

Matheus Nunes - 36.3 km/h (Man.City)

Mama Baldé - 36.9 km/h (Brest)

Ch. Chemsdine Talbi - 35.9 km/h (Bruges) 

Adam Daghim - 35.6 km/h (Salzburg) 

Ibrahim Osman – 35.6 km/h (Feyenoord) 

Abdukodir Khusanov - 35.6 km/h (Man.City)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll