Sport

FOTO/ “Fytyra” e re e Camp Nou...

Me datën e hapjes ende për t'u zbuluar, dalin detaje dhe imazhe të reja të stadiumit të Barcelonës.

7 Mars 2025, 19:38 Nga DOSJA

FOTO/ “Fytyra” e re e Camp Nou...

SPANJE - Tifozët e Barçës janë të etur për të parë se cila do të jetë shtëpia e tyre e re, Camp Nou i ri. Nuk dihet ende se kur do të hapet, ndërsa ka disa informacione që e vonojnë inaugurimin e tij deri në nëntor.

Për të intriguar më tej anëtarët dhe mbajtësit e biletave sezonale, Barça ka publikuar këtë të premte një koleksion fotografish të punimeve. 

Mund të shihni sediljet e reja, brendësinë e disa korridoreve dhe fushën e lojës, ende të zëna nga automjetet dhe pa bar, dhe ku po instalohen kanale për të lejuar ajrosjen, ftohjen e rrënjëve të barit dhe mekanizmat thithës për të kulluar ujin e shiut.

Një nga imazhet që bie më shumë në sy është ajo që tregon sediljet e ardhshme. Klubi vlerëson se tashmë janë instaluar 39.000 vende. Gjithashtu është duke u instaluar ngrohje dhe ftohje për fushën e ardhshme.

FOTO/ “Fytyra” e re e Camp Nou...
Në fushë po instalohen mekanizma që do të lehtësojnë mirëmbajtjen e barit

Sa i përket tribunave, tashmë janë vendosur rreth 40 mijë ulëse dhe tani puna është fokusuar në përfundimin e tribunës së parë dhe të dytë, përveç akseseve të jashtme në objekt.

FOTO/ “Fytyra” e re e Camp Nou...
Vendet janë duke u instaluar në tribuna

Po punohet edhe për ndërtimin e tribunës së tretë dhe strukturën e unazave VIP.

FOTO/ “Fytyra” e re e Camp Nou...
E gjithë tribuna e tretë ende duhet të ndërtohet
FOTO/ “Fytyra” e re e Camp Nou...
Detaje të tilla si korridoret kanë filluar të zbulohen...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll