Sport

Glasner qetëson për Matetën: “Ai do të humbasë vetëm ndeshjen e sotme”...

Trajneri shpreson se ai do të jetë i aftë për të luajtur pas pushimit ndërkombëtar, 17-25 mars, gjatë të cilit Palace do të ketë një kamp stërvitor në Marbella.

8 Mars 2025, 08:30 Nga DOSJA

Glasner qetëson për Matetën: “Ai do të humbasë

ANGLI - Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner ka dhënë siguri për gjendjen e Jean-Philippe Mateta , sulmuesi i cili pësoi një dëmtim në kokë, gjatë fitores të së shtunës në FA Cup ndaj Millwall pas një përplasjeje me portierin kundërshtar Liam Roberts.

Lojtarit francez, 27 vjeç dhe me 15 gola këtë sezon (12 prej të cilëve në Premier League), iu deshën 25 qepje, pasi u godit në kokë nga portieri kundërshtar, i cili u përjashtua me karton të kuq për daljen e tij të dhunshme dhe krejtësisht të pahijshme.

Glasner qetëson për Matetën: “Ai do të humbasë

Mateta do të humbasë ndeshjen në shtëpi të së shtunës në Premier League kundër Ipswich (16:00), por Glasner shpreson se ai do të jetë i aftë për të luajtur pas pushimit ndërkombëtar, 17-25 mars, gjatë të cilit Palace do të ketë një kamp stërvitor në Marbella.

"Mateta është mirë. Ai do të vijë në Marbella me ne javën e ardhshme dhe do të stërvitet individualisht. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të jetë i disponueshëm kundër Fulhamit (ndeshja çerekfinale e Kupës FA e planifikuar për 29 mars).

Në fund do të humbasim Jean-Philippe vetëm për këtë ndeshje: nuk mund të luajë sot, por nuk është edhe aq keq”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll