Sport

Prokuroria “zbret në ringun” e boksit, nisin hetimet! Zgjedhjet e federatës përfundojnë në Gjykatë dhe në Kryeministri!...

Fillojnë hetimet për zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Boksit…

7 Mars 2025, 17:38 Nga DOSJA

TIRANE - Nëse keni dëgjuar të flitet për manipulime dhe makinacione në zgjedhjet politike, do të thotë se nuk keni dëgjuar asgjë akoma, krahasuar me atë që po ndodh me zgjedhjet e Federatave të Shumësportëshit.

Ndryshimi i statusit të klubeve, për t’u shkëputur nga pushtetit local dhe kthyer në shoqëri jo fitimprurëse ose tregtare, është “flamuri” nën të cilin kamuflohen manipulime që i kanë çuar zgjedhejt e disa federatave, si në rastin më të fundit të asaj të Boksit, në dyert e Prokurorisë dhe Gjykatave, këtë herë në një hetim të nisur zyrtarisht.

Pas shtyrjes së zgjedhjeve në të planifikuara në muajin tetor të vitit të shkuar, në fund të muajit shkurt 2025, Florent Kalivopulli është rizgjedhur për herë të tretë në krye të Federatës Shqiptare të Boksit, i votuar nga shoqata dhe klube anonime, apo me disa manipulime, sipas palëve, të cilët ngren zërin për lista anëtarëh të modifikuara dhe deri te falsifikimi i dokumentave shtetërore, si në rastin e Lezhës.

“Mungonin Tirana, Studenti, Vlora dhe shumë skuadra, të cilat i kanë dhënë tonin këtij sporti në vendin tonë dhe unë nuk kisha si të shkoja atje, se s’kishte kuptim në këtë formë”, thotë trajneri i njohur i Vllaznisë, Zef Gjoni.

Megjithatë, në këtë Asamble ishte përfaqësuesesi i shtetit, zv.ministri i Arsimit, çuditërisht i mbështetur edhe nga përfaqësues të KOKSH-it, zgjedhje që tashmë ka përfunduar në dyert e prokurorisë.

“Nuk e di ku e gjetën Dinamon, një ekip pa sportist, ku e gjetën atë që votoi, apo Korca dhe disa të tjerë që nuk kanë asnjë sportist. Ata që votojnë nuk janë boksi dhe nuk kanë asnjë kontribut”, vazhdon trajneri Gjoni.

Ndërkaq, Top Channel ka mësuar se për këtë ngjarje kanë filluar zyrtarisht hetimet, pasi kjo dosje me kaq shumë shkelje, sipas palëve, ka përfundur nga dyert e Kryeministrisë, Ministrisë së Sportit dhe deri te Prokuroria dhe Gjykata.

Prokuroria “zbret në ringun” e boksit, nisin hetimet! Zgjedhjet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll