Sport

Romelu Lukaku mohon mosmarrëveshjen me Mourinhon te Roma: “Nuk do të them kurrë asgjë të keqe për Jose!”

Sulmuesi belg ka kujtuar shkarkimin e trajnerit në një intervistë për 'Corriere dello Sport'.

7 Mars 2025, 16:15 Nga DOSJA
Romelu Lukaku mohon mosmarrëveshjen me Mourinhon te Roma: “Nuk do

ITALI - Romelu Lukaku siguron se nuk ka pasur mosmarrëveshje me José Mourinhon te Roma, por pranon se diçka duhet të ketë ndodhur që trajneri përfundoi duke u shkarkuar nga klubi në janar të vitit të kaluar.

Sulmuesi belg, i cili tani luan për Napolin, i është shumë mirënjohës trajnerit portugez, me të cilin ka punuar edhe te Manchester United.

"Jo, aspak. José është një fitues. Kam punuar me të dy herë, fillimisht në Manchester United, pastaj te Roma", ka thënë Lukaku në një intervistë për 'Corriere dello Sport'. 

"Diçka ndodhi mes tij dhe nuk e di se kujt, por unë nuk doja të përfshihesha. Asnjëherë nuk kam folur keq për Jose!

Te Roma ai nuk kishte një ekip të lartë, por gjithsesi e ka shkuar deri në fund. Unë i uroj gjithmonë më të mirat, ai po bën një punë të mirë edhe në Turqi", shtoi ai.

Kujtojmë se shkarkimi i Mourinhos nga Roma i habiti të gjithë. Në atë kohë u fol për mosmarrëveshje me një pjesë të dhomave të zhveshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll