Sport

Legjenda e Romës shprehet se Osimhen do të luajë për Juven sezonin e ardhshëm...

Roberto Pruzzo pretendon se e ka marrë informacionin nga një burim i afërt me sulmuesin nigerian

7 Mars 2025, 16:44 Nga DOSJA
Legjenda e Romës shprehet se Osimhen do të luajë për Juven

ITALI - Ka ende shumë pikëpyetje rreth të ardhmes së Victor Osimhen. Tani janë shfaqur informacione të reja që e lidhin sulmuesin nigerian me një lëvizje te Juventus, pasi së fundmi u lidh me Manchester United.

Lojtari, i cili është i huazuar nga Napoli te Galatasaray, ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh dhe drejtuesit e klubit italian tashmë kanë siguruar se synojnë të përcaktojnë sa më shpejt destinacionin e tij për sezonin e ardhshëm.

Lidhur me këtë, Roberto Pruzzo, ish-ylli i Romës, në një prononcim për ‘Radio Radio’ në Itali siguroi se ka informacione nga një burim i besueshëm, që tregon se sulmuesi 26-vjeçar do të nënshkruajë për Juventusin në verë.

"E kuptoj që sulmuesi i Juventusit sezonin e ardhshëm do të jetë Osimhen. Ma tha në Firence një burim i besueshëm i afërt me nigerianin. Ata janë të sigurtë që ai do të shkojë në Torino sezonin e ardhshëm", zbuloi ish-sulmuesi 69-vjeçar, i cili është edhe golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Romës, me 118 gola në 270 ndeshje.

Vlen të kujtohet se lojtari i Galatasaray-t pati një merkaton shumë të trazuar të verës së kaluar, duke përfunduar duke u huazuar te klubi turk nga Napoli, si një zgjidhje tjetër, pasi negociatat me PSG, Chelsea dhe Al Ahli Jeddah dështuan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll