Sport

Slot: "Reali gjen një mënyrë për të fituar, edhe nëse skuadra tjetër është më e mirë"

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, justifikoi paraqitjen e dobët të skuadrës së tij kundër Paris Saint Germain, duke thënë se çdo skuadër ka ndeshje të këqija dhe përdori shembullin e Real Madridit, i cili gjen një mënyrë për të fituar “edhe nëse skuadra tjetër luan më mirë”.

7 Mars 2025, 15:24 Nga DOSJA
Slot: "Reali gjen një mënyrë për të fituar, edhe

ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, justifikoi paraqitjen e dobët të skuadrës së tij kundër Paris Saint Germain, duke thënë se çdo skuadër ka ndeshje të këqija dhe përdori shembullin e Real Madridit, i cili gjen një mënyrë për të fituar “edhe nëse skuadra tjetër luan më mirë”.

“Nëse doni të fitoni diçka, qoftë Premier League, apo Kupën e Ligës, Ligën e Kampionëve, apo FA Cup, ndonjëherë mund të keni një lojë ku nuk luani futbollin tuaj më të mirë dhe keni pak fat”, tha trajneri holandez në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj fundjave kundër Southampton.

"Nuk ka asnjë ekip që luan të gjitha 38 ndeshjet e ligës vetëm me futboll të mirë. Real Madrid është një nga shembujt e kësaj, ata gjejnë një mënyrë për të fituar edhe nëse skuadra tjetër luan më mirë."

Me 13 pikë në krye të tabelës, Liverpool mund të bëjë disa ndryshime këtë të shtunë kundër skuadrës së fundit përpara se të presë PSG-në në Anfield, me një avantazh të vogël prej një goli nga ndeshja e parë.

"Nëse do të kishte katër ose pesë ditë nga ndeshja e fundit dhe kjo, ndoshta do të përdorja përsëri të njëjtën njëmbëdhjetëshe, por pasi janë vetëm dy, do të duhet të luftojmë fort.

Dhe nuk është ndeshja e parë që kemi luajtur në tre ose katër javë, ndoshta është ndeshja e 50-të në tre muajt e fundit, kështu që për të zgjedhur njëmbëdhjetëshen duhet të shikoni cilësinë e kundërshtarit dhe mbi të gjitha formën e lojtarëve." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll