Bota

Përleshjet me mbështetësit e Asadit në Siri/ Shkon në 185 numri i të vdekurve, përfshirë 90 civilë

90 civilë alavitë, duke përfshirë gjashtë gra, u ekzekutuan nga forcat e sigurisë të qeverisë së re

7 Mars 2025, 19:40 Nga A.Ll

Përleshjet me mbështetësit e Asadit në Siri/ Shkon në

Siri - Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi mbrëmjen e sotme, se 90 civilë alavitë janë ekzekutuar nga forcat e sigurisë në rajonin e Latakias, bastion i kësaj pakice myslimane nga vjen ish-presidenti sirian Bashar al-Assad.

Drejtori i Observatorit i tha AFP se 90 alavitë, duke përfshirë të paktën gjashtë gra u ekzekutuan nga forcat e sigurisë të qeverisë së re, në rajonet e Bania, Latakia dhe Jableh.

Sipas kësaj organizate joqeveritare, në përleshjet janë vrarë 45 luftëtarë besnikë të Asadit dhe 50 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Bazuar në këtë raport të fundit, numri i të vdekurve nga përleshjet që shpërthyen dy ditët e fundit ka shkuar në 185.

observatori sirian për të drejtat e njeriut siria alavitë

Sondazh

Poll