Bota

Gjendja e Papa Françeskut, e qëndrueshme por e ndërlikuar/ Atij iu dha oksigjen me fluks të lartë

Burimet e Vatikanit theksojnë se mesazhi i djeshëm drejtuar besimtarëve dëshmon për guximin me të cilin Papa po përpiqet të fitojë këtë betejë të vështirë

7 Mars 2025, 19:29 Nga A.Ll

Gjendja e Papa Françeskut, e qëndrueshme por e ndërlikuar/ Atij

Vatikan - Gjendja e Papa Franceskut mbetet e qëndrueshme, por komplekse, sipas informacioneve nga zyra e shtypit e Vatikanit.

Sot Papa iu nënshtrua fizioterapisë, iu dha mjekimi dhe u lut për njëzet minuta në kapelën ngjitur me dhomën e tij, në spitalin Agostino Gemelli në Romë.

Më herët, sipas të njëjtave burime, atij i është dhënë oksigjen me fluks të lartë dhe gjatë natës do të ketë një alternim me ventilim joinvaziv.

Asnjë deklaratë zyrtare mjekësore nuk u dha sot. Njoftimi i radhës me shkrim për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut pritet të dërgohet nesër në shtyp, me informacione shtesë për rezultatet e mjekimit.

 

papa francesku vatikan

Sondazh

Poll