7 Mars 2025, 18:30
Nga A.Ll

Greqi - Pas mitingut të paradites në sheshin Syntagma, me pjesëmarrjen e mijëra studentëve dhe nxënësve, në orën 19:00 është parashikuar një tubim i ri nga sindikatat dhe federatat e sektorit privat dhe publik.
Stacioni i metrosë Syntagma do të mbyllet sërish, me urdhër të policisë, për shkak të mitingjeve të pasdites që do të zhvillohen jashtë Kuvendit, për tragjedinë e përplasjes së trenave në Tempi, ndërsa pritet votimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
Stacioni “Universiteti”, aty ku trenat nuk ndalojnë kurrë, është mbyllur për pasagjerët nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm.
Sipas Policisë Rrugore, qarkullimi i mjeteve është pezulluar në rrugët Amalias, Vasilissis Sofias nga lartësia e rrugës Sekeri, në rrugën Panepistimiou dhe në rrugën Stadiou.
Dy stacione të metrosë së Selanikut do të mbyllen sërish, për shkak të tubimeve të sindikatave të planifikuara për në orën 19:00 në qendër të qytetit, te statuja e Venizelos.
Me vendim të ELAS-it, nga ora 18:00 janë mbyllur dhe “Stacioni i Ri Hekurudhor”, “Venizelou” dhe “Fontana”.



greqi protesta sindikatat tragjedia ne tempi
Bota
7 Mars 2025, 18:20
r.ll
macron, salvini
ITALI- Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini ka sulmuar ashpër presidentin francez Emmanuel Macron lidhur...
Bota
7 Mars 2025, 18:11
E. D
Abbas Araghchi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i është përgjigjur Donald Trump për letrën drejtuar liderit ...
Bota
7 Mars 2025, 18:15
A.Ll
Britani - Tre shtetas bullgarë janë shpallur fajtorë për spiunazh për Rusinë, në atë që policia e ka përshkr...
Bota
7 Mars 2025, 18:17
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti Donald Trump përsëriti të enjten paralajmërimin e tij se Hamasi duhet të lirojë menjëher&e...
Bota
7 Mars 2025, 18:13
r.ll
daniel hagari
IZRAEL- Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, një nga figurat kryesore në luftën në Gaza, i c...
Bota
7 Mars 2025, 17:50
N.F
Merz
GJERMANI- Të martën në mbrëmje (04.03.) Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, shpalli se ra dakord me ...
Bota
7 Mars 2025, 17:58
foto ilustruese
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një bisede telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin...
Bota
7 Mars 2025, 17:23
r.ll
konsullata amerikane ne hamburg
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatitet të mbyllë një numër konsullatash që jan&e...
Bota
7 Mars 2025, 17:01
E. D
pamje nga protesta
SERBI- Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universitetit, të cilët kanë tre muaj që pr...
Bota
7 Mars 2025, 16:51
E. D
foto ilustruese
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi të premten se po punohet për të bërë të mundur që të...