Bota

Salvini me gjuhë të ashpër ndaj presidentit francez: Hedhim poshtë mundësinë e një ushtrie evropiane nën komandën e një të çmenduri si Macron

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur në favor të mbështetjes së Ukrainës, por beson se dërgimi i ushtarëve evropianë  nuk është një zgjidhje e përshtatshme.

7 Mars 2025, 18:20 Nga r.ll
Salvini me gjuhë të ashpër ndaj presidentit francez: Hedhim
macron, salvini

ITALI- Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini ka sulmuar ashpër presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me deklaratat e tij mbi vendosjen e trupave europiane në Ukrainë. 

"Ne hedhim poshtë mundësinë e një ushtrie evropiane nën komandën e një të çmenduri si Macron, i cili i referohet luftës bërthamore," tha ai në Milano.

“Për sa i përket luftës në Ukrainë, linja e qeverisë sonë është solide. Nuk ka absolutisht asnjë shans që ne të dërgojmë ushtarët tanë. Nuk ka asnjë mënyrë që ne të përdorim fondet e Fondit të Kohezionit për të blerë armë, në vend që të zhvillojmë rajone të ndryshme të vendit tonë," shtoi Salvini.

“Nesër në mbi një mijë sheshe në vendin tonë do të vendosim kioska ku mund të vijnë qytetarët që duan të përfundojë lufta. Jam krenar për këtë iniciativë, në të njëjtën kohë që disa flasin për një borxh të përbashkët europian, që synon blerjen e armëve. Më duket e egër”, përfundoi zëvendëskryeministri i qeverisë italiane.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur në favor të mbështetjes së Ukrainës, por beson se dërgimi i ushtarëve evropianë  nuk është një zgjidhje e përshtatshme.

Kreu i partisë Forza Italia dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka deklaruar se është plotësisht dakord me planin e mburojës evropiane të mbrojtjes të paraqitur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

emmanuel macron matteo salvini

Sondazh

Poll