Bota

"E besoj kur Putin thotë se do paqe", Trump: E kam më të lehtë të merrem me Moskën sesa me Ukrainën

Trump tha se “kushdo” në pozicionin e Putinit do të bombardonte Ukrainën duke pasur parasysh dinamikën aktuale të fushëbetejës.

7 Mars 2025, 19:33 Nga r.ll
"E besoj kur Putin thotë se do paqe", Trump: E kam më
donald trump

SHBA- Presidenti Donald Trump ka mbajtur sot një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë. Gjatë fjalës së tij, Trump tha se beson se do të jetë më e lehtë të merret me Moskën sesa me Kievin në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për t'i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Më tej, presidenti amerikan ka pohuar se presidenti rus Vladimir Putin i ka "të gjitha kartat".

Trump tha se “kushdo” në pozicionin e Putinit do të bombardonte Ukrainën duke pasur parasysh dinamikën aktuale të fushëbetejës.

“Mendoj se po ia dalim shumë mirë me Rusinë, por tani ata po bombardojnë jashtë Ukrainës. Dhe Ukrainën, e kam më të vështirë, sinqerisht, të merrem me Ukrainën, dhe ata nuk i kanë kartat”, tha Trump në Zyrën Ovale.

“Për sa i përket marrjes së një zgjidhjeje përfundimtare, mund të jetë më e lehtë të merresh me Rusinë, gjë që është befasuese, sepse ata i kanë të gjitha kartat,” vazhdoi ai.

I pyetur nëse i beson presidentit rusi Vladimir Putin kur thotë se dëshiron paqe, Trump thotë "po, unë e besoj atë".

Më herët të premten, presidenti i SHBA-së kërcënoi me sanksione të reja Rusinë, ndërsa ajo ka nisur sulme të mëdha në të gjithë Ukrainën. Trump përmes një postimi në Truth Social tha se Rusia po e dëmton rëndë Ukrainën në fushën e betejës dhe kjo është një ndër arsyet kryesore për të vendosjen e sanksioneve. Trump gjithashtu u bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve, para se të jetë tepër vonë. 

donald trump

Sondazh

Poll