7 Mars 2025, 16:40
Nga r.ll
alqi bllako
TIRANË- Seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako është shtyrë për në datën 11 mars. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për Bllakon, 5 vite burg, ndërsa gjatë zhvillimit të seancës se Bllako është deklaruar i pafajshëm. Ai thotë se si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s’ka patur asnjë rol për dhënien e koncesionit. Seanca e sotme për ish-deputetin socialist ka nisur prej orës 13:00 ku mbrojtja e Bllakos ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për këtë çështje.
Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste. Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.
Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.
alqi bllako gjkko inceneratori i tiranes
Politike
7 Mars 2025, 16:09
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Maks Haxhia dhe Ermir Beta, avokatë mbrojtës të kryetaritë të bashkisë Tiranë, Erion Veliajt,...
Politike
7 Mars 2025, 15:50
r.ll
andi bushati
TIRANË- Analisti Andi Bushati ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një studio...
Politike
7 Mars 2025, 15:42
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së në Pallatin e Br...
Politike
7 Mars 2025, 15:03
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e kët...
Politike
7 Mars 2025, 14:50
Nenad Rashiç
SERBI - Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se...
Politike
7 Mars 2025, 14:36
B.Z
Alqi Bllako
TIRANË - Po zhvillohet këtë të premte seanca gjyqësore për ish-deputetin socialist Alqi Bllako i cili akuzohet p&...
Politike
7 Mars 2025, 13:37
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike u ndal gjatë fjalës së tij në konferencën për media te zgjedhj...
Politike
7 Mars 2025, 13:23
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza këtë të premte se kryebashkiaku Veliaj realizo...
Politike
7 Mars 2025, 13:10
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot se Kujtim Gjuzi është më dinjitoz për karrigen e kryemi...
Politike
7 Mars 2025, 13:04
B.Z
Arben Ahmetaj
TIRANË - Apeli i GJKKO-së ka lënë këtë të premte në fuqi sekuestron e pronës së Albina Man&...