Politike

"Të përjashtohet ose zëvendësohet"/ Avokatët e Veliajt dorëzojnë në SPAK kërkesën për largimin e prokurorit Ols Dado nga çështja e kryebashkiakut

Beta tha për mediat se si mbrojtje kanë formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësimin, për shkak të konfliktit të interesit.

7 Mars 2025, 16:09 Nga r.ll
"Të përjashtohet ose zëvendësohet"/ Avokatët
erion veliaj

TIRANË- Maks Haxhia dhe Ermir Beta, avokatë mbrojtës të kryetaritë të bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, kanë bërë bërë një kërkesë zyrtare në SPAK për përjashtimin ose zëvëndësimin e prokurorit Ols Dado nga cështja e tij. Beta tha për mediat se si mbrojtje kanë formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësimin, për shkak të konfliktit të interesit.

“Veliaj ka shfaqur edhe vetë konfliktin e interesit. Kjo kërkesë ka qënë verbale dhe shkaku ishte konflikti i interesit për një leje ndërtimi. Në mungesë të një përgjigje aty për aty, ne si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësomin. Kemi shtuar edhe pjesë ku ne e shikojmë Ols Dadon si të njëanshëm.” tha avokati.

Haxhia, nga ana tjetër, tha se sipas procedurave vetë Dado duhet të japë dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit, ndërsa ka theksuar se mbeten në pritje të një përgjigjeje për kërkesën e tyre.

“Veliaj me të drejtë thotë se ka konflikt interesi me prokurorin Olsi Dadon. Sipas procedurave në këto raste duhet të japë dorëheqjen nga çështja. Nuk kishte pse çështja të kalonte në konflikt. Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse për ta zëvendësuar.”, u shpreh Haxhia. 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj ols dado

Sondazh

Poll