Aktualitet

Punimet te Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, ARRSH: Do të bllokohen rrugët me datë 8 dhe 9 mars! Ja si do të devijohet qarkullimi

Për pasojë do të bllokohet lëvizja e automjeteve në Tunelet nr.2, rryma e trafikut që vjen nga autostrada Tiranë-Durrës me drejtim Unazën Veriore dhe Tunelin nr.1 rryma e trafikut që vjen në aksin kryesor nga Teodor Keko me destinacion Unazën Veriore.

7 Mars 2025, 15:20 Nga N.F
Punimet te Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, ARRSH: Do të bllokohen
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se në datat 8 dhe 9 mars është planifikuar të realizohet shtresa e asfaltobetonit nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës. Më tej në njoftim bëhet me dije se nga punimet me datë 8 mars gjatë orës 20:00 deri në 06:00  do të kryhen punimet në krahun e djathtë të aksit kryesor.

Për pasojë do të bllokohet lëvizja e automjeteve në Tunelet nr.2, rryma e trafikut që vjen nga autostrada Tiranë-Durrës me drejtim Unazën Veriore dhe Tunelin nr.1 rryma e trafikut që vjen në aksin kryesor nga Teodor Keko me destinacion Unazën Veriore.

Sa u përket datës 9 mars do të ketë punime në krahun e majtë dhe trafiku duhet të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit duke i drejtuar automjetet ne rrugët që lidhen me këtë nyje. Punimet do të nisin në orën 20:00 deri në 06:00.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës në objektin: “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, në datat 08-09.03.2025 është planifikuar të realizohet shtresa e asfaltobetonit në aksin kryesor të këtij segmenti, konkretisht nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës.


Për këtë arsye gjatë orëve të natës (ora 20:00 - 06:00) është i nevojshëm bllokimi i këtij aksi duke e orientuar trafikun si më poshtë vijon: -Në datën 08.03.2025 ora 20:00-06:00 do të kryhen punimet në krahun e djathtë të aksit kryesor dhe për pasojë do të bllokohet lëvizja e automjeteve në Tunelet nr.2 (rryma e trafikut që vjen nga autostrada Tiranë-Durrës me drejtim Unazën Veriore) dhe Tunelin nr.1 (rryma e trafikut që vjen në aksin kryesor nga Teodor Keko me destinacion Unazën Veriore).

- Në datën 09.03.2025 (ora 20:00 - 06:00) do të ketë punime në krahun e majtë dhe trafiku duhet të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit duke i drejtuar automjetet ne rrugët që lidhen me këtë nyje. Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.

Punimet te Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, ARRSH: Do të bllokohen

arrsh

Sondazh

Poll