Politike

Veliaj nga qelia: Jam shumë më i lirë se ata që më sollën këtu!

Veliaj shtoi se është më i lirë se prokurori Ols Dado i cili sipas tij ka 7 apartamente me lejet e marra nga kryebashkiaku.

6 Mars 2025, 22:45 Nga N.F
Veliaj nga qelia: Jam shumë më i lirë se ata që më
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpjeguar sesi janë 24 orët e tij në qeli. Veliaj në një intervistë të zhvilluar me "Report Tv" bëri një përshkrim të qelisë ndërsa theksoi se në mure janë të shkruara inicialet. Ai shtoi se është shumë më i lirë se Nesti Agoni. 

Veliaj shtoi se është më i lirë se prokurori Ols Dado i cili sipas tij ka 7 apartamente me lejet e marra nga kryebashkiaku. Sipas tij ai është më i lirë se portalet e SPAK-ut të cilat sipas tij fyejnë reformën në drejtësi, ku nxjerrin çdo material nga dosjet e bëhen palë në padrejtësi. 

"Një dhomë 2 me 3m, iniciale të shkruara mureve, shule e dryna që trokëllijnë ditë-natë, dhe komunikim me pusulla. Por, prapë se prapë, jam shumë më i lirë se ata që më sollën këtu. Jam më i lirë se Nesti Angoni, që duhet të ndërrojë emër e të shkojë si skuth në zyra postare me letra anonime.

Më i lirë se Ols Dado që ka 7 apartamente nga lejet e mia, burgun e ka në kokë e kurrë s’do ngopet. Më i lirë se portalet e SPAK-ut, që fyejnë reformën në drejtësi, ku nxjerrin çdo material nga dosjet e bëhen palë në padrejtësi. Qofshi mirë, kam mall dhe ju dua shumë!" tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll