Politike

Koalicioni i PD-së, Këlliçi: Patëm negociata edhe me Shehajn, Lapajn dhe Shabanin, por…

Këlliçi u shpreh se PD-ja si forcë e madhe opozitare i ka shtrirë dorën çdo force politike

6 Mars 2025, 22:21 Nga r.ll
Koalicioni i PD-së, Këlliçi: Patëm negociata edhe me
belind kelliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belin Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koalicionin e Partisë Demokratike me 25 parti të tjera të quajtur “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. 

Sipas Këlliçit, PD-ja si forcë e madhe opozitare i ka shtrirë dorën çdo force politike, ku përmendi edhe partitë e reja që drejtohen nga Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani. Por sipas tij, ata nuk kanë dëshiruar të bëhen pjesë e koalicionit.

“PD si forca më e madhe opozitare në vend ka për detyrë t’i shtrijë dorën çdo force politike opozitare. Ne i kemi shtrirë dorën çdo force politike që në 11 Maj do të largojë Ramën nga qeverisja. Edhe partitë që ju përmendët, edhe partinë e zotit Shehaj, edhe të Lapajt, edhe të Shabanit u është bërë ftesë zyrtare dhe janë bërë negociata zyrtare nga ana e PD-së. Nuk kanë dëshiruar që të bëhen pjesë e koalicionit. Ky nuk është një problem i PD-së”, tha Këlliçi në "Opinion".

Kur vjen puna te Lulzim Basha, Këlliçi tha se "Po flasim për opozitë jo për ministra shteti për opozitën. Lulzim Balla është ministër shteti për opozitën."

belind këlliçi

Sondazh

Poll