Politike

"Olsi Dado është në konflikt interesi", Veliaj: Më shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes, thonë “nuk pendohet” në faqen e fundit!

Kryebashkiaku theksoi se vetë Dado e ka pranuar në seancë se ka pasur komunikime me Veliaj për çështjen e lejes së ndërtimit. Ai shtoi se akuzohet nga Nesti Angoni nga një person që s’ekziston dhe se e shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes.

6 Mars 2025, 21:14 Nga N.F
"Olsi Dado është në konflikt interesi", Veliaj: Më
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se prokurori Ols Dado është në konflikt interesi pasi ka marrë leje ndërtimi nga Veliaj. Kryebashkiaku në një intervistë për Report Tv u shpreh se më mirë bën burg të padrejtë sesa të shkel ligjin që prokurori Dado të marrë kate shtesë te Rruga e Kavajës.

Kryebashkiaku theksoi se vetë Dado e ka pranuar në seancë se ka pasur komunikime me Veliaj për çështjen e lejes së ndërtimit. Ai shtoi se akuzohet nga Nesti Angoni nga një person që s’ekziston dhe se e shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes. Sipas tij në dosje shtohet se ai “nuk pendohet” në faqen e fundit.

"Olsi Dado është në konflikt interesi 24h në 24! Ka kërkuar si Gobsek i pangopur metra shtesë, që nuk i takojnë, dhe nuk i ka marrë. Unë më mirë bëj burg të padrejtë, se të shkel ligjin, që Olsi të marrë kate shtesë, që nuk i takojnë, te Rruga e Kavajës.

S’kam reaguar për 1 vit hetim. Po unë jam shpallur në hetim ditën që jam ndaluar. Ols hileqari as nuk e regjistroi emrin, as veprën! Si të reagoja në parathënie? Më akuzon Nesti Angoni që s’ekziston, më shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes dhe më thonë “nuk pendohet” në faqen e fundit. Kujt politikani tjetër i është bërë 20 vjet veting? Mbi ç’bazë? Nga 24 deri në 44 vjeç!

Po! Ka pasur komunikime. E pranoi edhe vetë në seancë! Siç pranoi edhe “se ta tregoj unë ty, e di ku vete”. Ku është parë kjo që një noter nga babi me 5-a, gdhihet prokuror nga krevati dhe i thotë kryetarit të Bashkisë “ta tregoj unë ty”, që s’me dhe metrat e babëzisë së madhe?" tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll