Politike

Veliaj: Me ose pa mua Partia Socialiste do fitojë bindshëm mandatin për Shqipërinë në Bashkimin Europian!

Veliaj u shpreh se si më të në Tiranë si pa të Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama do fitojnë bindshëm zgjedhjet e 11 majit.

6 Mars 2025, 22:15 Nga N.F
Veliaj: Me ose pa mua Partia Socialiste do fitojë bindshëm mandatin
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar arrestimin e tij ndërsa ka theksuar se e sheh si një goditje politike për Partinë Socialiste. Veliaj në një intervistë me Report Tv u shpreh se si më të në Tiranë si pa të Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama do fitojnë bindshëm zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se në mandatin e ri do të punohet për Shqipërinë në Bashkimin Europian. 

"Dyshoj që SPAK vuan nga një kompleks për të bërë kandarin, ku çdo palë të goditet, dhe asnjë të mos fitojë pastër e drejtë një shumicë të qartë. Kjo është një përpjekje e kotë.

Me ose pa mua në Tiranë, Partia Socialiste dhe Edi Rama do fitojnë bindshëm mandatin për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Do qe në nderin e SPAK të mos futej në politikë, ose si Di Pietro në Itali të bëhej parti politike e të kandidonte. Por, me letra anonime dhe tafmanë e Olsit për m2 po humbet imazhin e mirë që e mbështetën të gjithë," tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll