Politike

A ka një kërkesë për heqjen e imunitetit për dy deputetë? Reagon SPAK dhe Kuvendi: Nuk është e vërtetë

Në reagimin e Kuvendit thuhet se nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri më tani.

6 Mars 2025, 21:46 Nga r.ll
A ka një kërkesë për heqjen e imunitetit për dy
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet që po qarkullojnë se ka kërkuar në Kuvend heqjen e imunitetit për dy deputetë, një të Partisë Socialiste dhe një të Partisë Demokratike.

SPAK e ka konfirmuar këtë në një reagim për emisionin “Opinion”. Po ashtu gazetari Blendi Fevziu lexoi edhe reagimin e Kuvendit, që thotë që nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri më tani.

“Qarkullonte lajmi se SPAK-u ka dërguar kërkesën për heqjen e mandateve, pra po e quaj të imunitetit të dy deputetëve, një të PD-së dhe një të PS-së në parlamentin shqiptar. Stafi im është interesuar zyrtarisht, të paktën këtë më thonë tani. SPAK mohon që të ketë dërguar kërkesë. Lajmi që po qarkullon se në Kuvend është dërguar kërkesë për heqjen e imunitetit/mandatit të filanit dhe filanit është “fake news”. Gjithashtu Kuvendi thotë që nuk na ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri tani. Ky është konfirmimi zyrtar nga dy institucionet”, tha ai.

 

kuvendi spak

Sondazh

Poll