Politike

"Jam larg Saliut dhe Metës", Veliaj nga burgu: Kanë arritur në majën e drejtësisë juristë me licencë noteri nga babi

Veliaj tha se PS ka arritur që vendi të ketë drejtësi të pavarur.

6 Mars 2025, 21:05 Nga r.ll
"Jam larg Saliut dhe Metës", Veliaj nga burgu: Kanë arritur
erion veliaj

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia e paraburgimit në Durrës ku ka folur lidhur me arrestimin dhe hetimin e SPAK ndaj tij. Falë Inteligjencës Artificiale, e cila gjeneroi zërin e kryebashkiakut dhe avatarin e tij, në Report Tv u transmetua intervista e Veliajt me zë dhe figurë.

Veliaj u shpreh se rasti i tij është "larg" nga ai i kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Metës. Më tej shtoi se PS ka arritur që vendi të ketë drejtësi të pavarur.  Kryebashkiaku nuk ka kursyer sërish sulmet ndaj prokurorit Ols Dado, për të cilin tha se ka arritur në majën e drejtësisë si jurist me 5-sa dhe me "licencë noteri nga babi".

"Jam larg Saliut dhe Metës sa temjani nga djalli. As kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë me plumba në mish në 21 Janar, as kam pasur djalë të pjekë të gjallë 26 vetë në Gërdec. Pikë! Diferencë e madhe kjo. Partia Socialiste nuk bërtet, se kjo e jona nuk është parti tallagjare. Patjetër, ndihemi mirë që vendi ka një drejtësi të pavarur. Tani duhet parë si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a, me licencë noteri nga babi, e emërim si prokuror nga e shoqja. Ky është një abuzim me besimin që Partia Socialiste i dha sistemit. Dhe kjo meriton reflektim, janë prishur ligjet e fizikës. Tipikisht, ajka rri lart e llumi poshtë! Këtu llumi me 5-a është lart, e ajka me 10-a ose ka dalë nga sistemi, ose është në burg.", tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll