Politike

Berisha: Qytetarët e Durrësit nuk duhet të votojnë sipas vullnetit të Gjushit, po sipas vullnetit të tyre

Berisha paralajmëroi ndëshkim ekzemplar pas 11 majit për këdo që ndikon në procesin elektoral.

6 Mars 2025, 20:19 Nga r.ll
Berisha: Qytetarët e Durrësit nuk duhet të votojnë sipas
sali berisha

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e PD-së të degës Durrës. Berisha tha se në zgjedhjet e 11 majit demokratët synojnë që të vendosin në piedestal vullnetin dhe fisnikërinë e qytetarëve të Durrës.

Kryedemokrati tha se “qytetarët nuk duhet të votojnë sipas vullnetit të Gjushit”, duke iu referuar Vangjush Dakos, por duhet të votojnë sipas vullnetit të tyre. Më tej në fjalën e tij, Berisha paralajmëroi ndëshkim ekzemplar pas 11 majit për këdo që ndikon në procesin elektoral.

"Ne synojmë të vendosim në piedestal vullnetin dhe fisnikërinë e qytetarëve të Durrësit. Të vendosin ata dhe jo bandat. Unë garantoj se cdo njeri që do ndërhyjë në procesin elektoral në Durrës jashtë ligjit do të marrë ndëshkimin më ekzemplar se për cdo krim tjetër pas zgjedhjeve të 11 majit. Qytetarët e Durrësit duhet të votojnë jo sipas vullnetit të Gjushit apo të kësaj apo asaj bande, por duhet të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe jo tu ndikojë kush. Ne do ta përmbushim këtë mision.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll