Aktualitet

Marrëveshja me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme/ SPAK aktivizon në faqen zyrtare formatin e denoncimit online për krimet zgjedhore

Kjo lëvizje e SPAK ven pasi institucioni në fjalë firmosi një protokoll me dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen zgjedhore.

6 Mars 2025, 13:45 Nga M.B
Marrëveshja me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme/ SPAK aktivizon
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vënë në dispozicion të qytetarëve një kategori në faqen e vet zyrtare në web ku mund të dendoncohen krimet zgjedhore. Kjo lëvizje e SPAK ven pasi institucioni në fjalë firmosi një protokoll me dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen zgjedhore.

Hapja e kësaj kategorie synon parandalimin e krimeve zgjedhore ndërsa nëpërmjet këtij protokolli parashikohen masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Gjithashtu kjo lëvizje ka si qëllim jo vetëm parandalimin e krimeve zgjedhore, por edhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cënon procesin zgjedhor, duke forcuar kështu drejtësinë zgjedhore dhe duke garantuar që çdo veprim kundër votës së lirë të marrë përgjigjen e duhur ligjore.

Marrëveshja me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme/ SPAK aktivizon

Marrëveshja me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme/ SPAK aktivizon

Marrëveshja me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme/ SPAK aktivizon

Bazuar në formatin e mësipërm marrë nga faqja zyrtare e SPAK duket se një pjesë e madhe e veprimeve të Prokurorisë Speciale dhe agjentëve të BKH do të jetë në ditën e zgjedhjeve, por edhe gjatë fushatës elektorale.

Sipas opsioneve që shfaqen në faqe, në objektivin e SPAK duket se do të jenë të gjithë zyrtarët e shtetit, nga Presidenti, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri, ministrat zv.ministrat, anëtarët e KLP dhe KLGJ, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, deputetë, Kryetarë Bashkishë etj. 

Nga ana tjetër shfaqet dhe opsioni ku mund të zgjidhet dhe vepra penale për të cilën bëhet denoncimi. Mësipër, denoncuesi parashtron të dhëna që lidhen me identitetin e tij e ndërs anë fund jepet opsioni pët të bërë përshkrimin e denoncimit.

 

spak

Sondazh

Poll