Politike

"Pikë referimi për të gjithë ushtrinë'/ Rama inspekton punimet në Kampusin e Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura

Rama gjatë inspektimit në Kampusin e Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura tha se me përfundimin e plotë të punimeve, Kampusi i ri do të jetë një pikë referimi për të gjithë ushtrinë

6 Mars 2025, 14:56 Nga B.Z
"Pikë referimi për të gjithë ushtrinë'/ Rama
Edi Rama

TIRANË -Kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kanë inspektuar këtë të enjte punimet në Kampusin e Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura.

Ky do të jetë një investim që sipas Ramës pritet të ofrojë kushte bashkëkohore që nga godinat mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit.

“Një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh, konceptuar sipas modelit të akademisë prestigjioze amerikane të Ëest Point. I konsideruar sipas standardeve më të larta të NATO-s, Kampusi i Ri do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit. Akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s”, thotë Rama.

Rama gjatë inspektimit në Kampusin e Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura tha se me përfundimin e plotë të punimeve, Kampusi i ri do të jetë një pikë referimi për të gjithë ushtrinë. Kryeministri shprehet ndër të tjera se Ministra e Mbrojtjes do të vendos një sërë asetesh në dispozicion të turizmit.

edi rama

Sondazh

Poll