6 Mars 2025, 14:42
Nga M.B
Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq dje në media me shenjën e kryqit në ballë. Në artikuj të ndryshëm shkruhet se edhe pse fillimisht paraqitja e tij u duk e çuditshme, tani ajo ka një shpjegim. Tradita e krishterë dikton që “të mërkurën e hirit”, një prift spërkat me hi kokat e besimtarëve ose të bën kryqin mbi ballin e tyre me hi.
Në traditën e krishterë, spërkatja e hirit nënkupton pendimin dhe gatishmërinë për një jetë të re. Prindërit e Marco Rubios emigruan nga Kuba në Shtetet e Bashkuara në vitin 1956, dy vite para se Fidel Castro të vinte në pushtet. Ata u bashkuan me Kishën Mormone ndërkohë, mediat katolike në SHBA raportojnë se ata më vonë u larguan nga Kisha Mormone me nxitjen e djalit të tyre dhe përafuan katolicizmin. Rubio vetë u martua në Kishën Katolike, por më vonë u bë anëtar i një kishe ungjillore me gruan e tij.
Gjatë daljes së tij publike të shumëpërfolur, Rubio përsëriti se administrata Trump dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë. Ai tha se Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të zhvillojë diplomaci me Rusinë dhe Ukrainën për të mësuar kërkesat e tyre dhe me shpresë për të kapërcyer hendekun midis dy vendeve për t’i dhënë fund luftës.
“Ne jemi me fat dhe të privilegjuar që kemi një president që dëshiron, nëse është e mundur, t’i japë fund një konflikti që ka kushtuar miliarda dollarë dhe qindra mijëra jetë”, tha Rubio.
marco rubio
Bota
6 Mars 2025, 13:39
E. D
foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligj...
Bota
6 Mars 2025, 13:11
E. D
pamje nga vendngjarja
BERITANI E MADHE- Një aksident tragjik ka ndodhur në një stadium në Britani kur një makinë el...
Bota
6 Mars 2025, 12:05
M.B
Volodymyr Zelensky dhe Usula von der Leyen
BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Bruksel, ku do të ...
Bota
6 Mars 2025, 11:59
M.B
Shefi i CIA-s, John Ratcliffe, gjatë seancës për konfirmimin e tij në këtë post. 15 janar 2025.
PARIS- Franca është...
Bota
6 Mars 2025, 11:07
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enj...
Bota
6 Mars 2025, 10:26
B.Z
Emmanuel Macron
FRANCË - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se do të ishte “ç...
Bota
6 Mars 2025, 09:20
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e paralajmëroi Hamasin të mërkurën se d...
Bota
6 Mars 2025, 08:23
B.Z
Donald Trump
SHBA - Një ditë, Presidenti Donald Trump vendosi një regjim tarifor ndëshkues kundër Kanadasë dhe Meksik&eu...
Bota
6 Mars 2025, 08:16
M.B
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky
BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Europian do të takohen sot në një samit të posa&cced...
Bota
6 Mars 2025, 08:07
M.B
Përplasja verbale mes presdientit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit JD Vance. 28 shkurt 2025....