6 Mars 2025, 08:16
Nga M.B
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky
BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Europian do të takohen sot në një samit të posaçëm të Këshillit Europian për mbrojtjen europiane dhe Ukrainën. Këshilli Europian ka njoftuar se në samit do të diskutohet se si BE-ja mund të mbështesë më tej Ukrainën dhe parimet që duhet të respektohen në vazhdim.
Në këtë kontekst, theksohet ata do të shkëmbejnë pikëpamje mbi kontributet evropiane për garancitë e nevojshme të sigurisë që kërkohen për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Në takim është ftuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Këshilli Europian njoftoi se mbledhja do të bazohet në takimin e 3 shkurtit në Bruksel, kur liderët diskutuan se si të forcohet mbrojtja europiane në aspektin e aftësive kolektive, financimit dhe partneriteteve strategjike". Liderët europianë janë përpjekur të forcojnë mbrojtjen e tyre dhe të mbështesin Kievin, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vijoi me avancimin e drejtpërdrejtë të negociatave me Rusinë për t'i dhënë fund luftës.
Trump gjithashtu ka pezulluar dërgimin e të gjithë ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, pas konfrontimit të tij me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar. Dy ditë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen prezantoi një plan për të mobilizuar rreth 800 miliardë euro për mbrojtjen e Evropës dhe për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes urgjente ushtarake për Ukrainën.
lufta rusi-ukraine
Bota
6 Mars 2025, 08:07
M.B
Përplasja verbale mes presdientit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit JD Vance. 28 shkurt 2025....
Bota
6 Mars 2025, 08:02
B.Z
Donald Trump
SHBA - Tajvani po ndjek nga afër dramën që po shpaloset midis administratës Trump dhe Ukrainës së push...
Bota
6 Mars 2025, 07:46
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Anijet luftarake kineze kanë qarkulluar në vijën bregdetare të Australisë për më shumë se tr...
Bota
6 Mars 2025, 07:39
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave n&e...
Bota
5 Mars 2025, 22:56
N.F
Dodik
BOSNJE- Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, mbrëmjen e 5 marsit ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve ...
Bota
5 Mars 2025, 22:48
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë dërgon sot (të mërkurën) në një gjykatë federale n&eu...
Bota
5 Mars 2025, 22:35
N.F
Sylvester Turner
SHBA- Kongresmeni demokrat dhe ish-kryebashkiaku i Hjustonit, Sylvester Turner, ka ndërruar jete dje, 4 mars në moshën 70-v...
Bota
5 Mars 2025, 22:03
A.Ll
Francë - "Mbështetja jonë për Ukrainën përfshin mbështetjen e ushtrisë së saj," - u tha Emmanuel Macron francez&e...
Bota
5 Mars 2025, 21:49
r.ll
foto ilustruese
HAGË – Ministri i Jashtëm i Sirisë u zotua të mërkurën se vendi i tij do të shkatërrojë ...
Bota
5 Mars 2025, 21:32
A.Ll
protestat ne greqi
GREQI- Sheshi Sintagma në Athinë është kthyer në një sheshbetejë mes protestuesve dhe forcave të...