Bota

Rreth 240 mijë ukrainas u larguan nga lufta drejt SHBA-ve/ Administrata e Trump paralajmëron revokimin e statusit të tyre ligjor

Rikthimi i planifikuar për ukrainasit ishte duke u zhvilluar përpara se Trump të 'përplasej' me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy javën e kaluar.

6 Mars 2025, 13:39 Nga E. D
Rreth 240 mijë ukrainas u larguan nga lufta drejt SHBA-ve/ Administrata e
foto ilustruese

SHBA- Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që u larguan nga konflikti me Rusinë. Lajmin e kanë bërë të ditur një zyrtar i lartë i Trump dhe tre burime të njohura me këtë çështje. Lëvizja e administratës Trump është pjesë e ndryshimeve të thella të programeve të migracionit të epokës Biden, shkruan reuters.

Rikthimi i planifikuar për ukrainasit ishte duke u zhvilluar përpara se Trump të 'përplasej' me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy javën e kaluar. Po ashtu tre burimet thanë se kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për t’i hequr statusin ligjor më shumë se 1.8 milionë emigrantëve të lejuar për të hyrë në SHBA sipas programeve të përkohshme humanitare nën administratën Biden.

Gjithashtu zyrtari i Trump dhe një nga burimet thanë se administrata planifikon të revokojë lirimin me kusht për rreth 530,000 kubanë, haitianë, nikaraguanë dhe venezuelianë sa më shpejt. Siç raportohet emigrantëve të cilëve u është hequr statusi i lirimit me kusht mund të përballen me procedura të shpejta të dëbimi. Përveç 240,000 ukrainasve që ikën nga pushtimi rus, dhe 530,000 kubanezëve, Haitianëve, Nikaraguanëve dhe Venezuelës, këto programe mbuluan më shumë se 70,000 afganë që i shpëtuan pushtimit të Afganistanit nga talibanët.

donald trump

Sondazh

Poll