Bota

Tragjedi në një stadium në Britani/ Makina përplaset me një gardh metalik dhe tërheq zvarrë dy të mitura, njëra humb jetën, tjetra në gjendje të rëndë

Policia gjithashtu konfirmoi se një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër 8-vjeçare është dërguar në spital me plagë të lehta.

6 Mars 2025, 13:11 Nga E. D
Tragjedi në një stadium në Britani/ Makina përplaset me
pamje nga vendngjarja

BERITANI E MADHE- Një aksident tragjik ka ndodhur në një stadium në Britani kur një makinë elektrike u përplas në fushë gjatë stërvitjes, duke tërhequr zvarrë dy vajza të mitura. Policia gjithashtu konfirmoi se një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër 8-vjeçare është dërguar në spital me plagë të lehta.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, gjithashtu automjeti është përplasur me një gardh metalik dhe ka përfunduar në fushën e lojës. Po ashtu sipas autoriteteve, nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky ishte një veprim i qëllimshëm. Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se shoferi 40-vjeçar është arrestuar. 

"Një 40-vjeçar nga Lancaster u arrestua me dyshimin se shkaktoi vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm dhe mbetet në paraburgim. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes," tha policia. 

Sipas dëshmitarëve, trajnimi për ekipin vendas Kendal United ishte duke u zhvilluar në momentin e aksidentit.  Kryetari i Klubit Rugby Kendal, Dr. Stephen Green, shprehu pikëllimin e thellë për humbjen: “Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e fëmijës së zhdukur. Ne po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet dhe të gjitha ambientet e klubit do të qëndrojnë të mbyllura derisa hetimi të vazhdojë”.

britani

Sondazh

Poll