Politike

"Dua që "Albania" të vendoset në tryezën e BE-së!" Rama: Kjo është arsye pse duroj të gjithë llojet e maskarallëqeve e pisllëqeve

Rama tha sërish se dëshiron që emrin i Shqipërisë të vendoset në tryezën e BE-së. Ai shtoi se kjo është arsye pse duron ato sulmet që i cilësoi si "maskarallëqe e pisllëqe".

6 Mars 2025, 09:26 Nga M.B
"Dua që "Albania" të vendoset në tryezën e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot bashkëbisedimin live në rrjetet social në rubrikën "Sy m'Sy". Rama tha sërish se dëshiron që emrin i Shqipërisë të vendoset në tryezën e BE-së barabartë mes të barabartëve. Ai shtoi se kjo është arsye pse duron ato sulmet që i cilësoi si "maskarallëqe e pisllëqe". 

“Sot unë jam këtu, nesër nuk jam. Dikush tjetër vjen dhe thotë ta përmbysim reformën në drejtësi. Ta mbyllim t'i vëmë çelësin SPAK-ut dhe institucioneve të reja. Kush e pengon ta bëjë? Nëse jemi në BE gjithçka është e garantuar.  Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të lirive e të drejtave, përkundrazi të gjitha të shkojnë duke u përmirësuar. Standardet janë të garantuara.

Ka shumë rëndësi kush qeveris këtu, sa i besohet. Duhet fokus, fokus e brenda 2027 të mbyllim negociatat. Kjo duhet. Dua që ‘Albania’ të vendoset në tryezën e BE-së njëherë e përgjithmonë, të barabartë mes të barabartëve. Kjo është arsye pse unë duroj të gjithë llojet e maskarallëqeve e pislliqeve që më hidhen orë e moment në fytyrë mua e familjes time", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll