Politike

"Nuk ke lexuar ndonjëherë libër fetar!" Rama-komentuesit: Nuk bëj gara me asnjë, secili lexon për veten e tij

Kryeministri tha se  ka lexuar libra fetarë por nuk bën gara me asnjë sepse sipas tij, secili lexon për veten e tij.

6 Mars 2025, 08:51 Nga M.B
"Nuk ke lexuar ndonjëherë libër fetar!"
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot bashkëbisedimin live në rrjetet social në rubrikën "Sy m'Sy". Rama iu përgjigj një komentuesi që i tha se nuk kishte lexuar ndonjëherë libër fetar. Kryeministri tha se  ka lexuar libra fetarë por nuk bën gara me asnjë sepse sipas tij, secili lexon për veten e tij.

"Unë nuk bëj gara me asnjë njeri se çfarë kanë lexuar sepse secili lexon për veten e tij, nga na tjetër të siguroj që kam lexuar sepse unë pasurinë e dijes së fesë e shikoj si diçka që është përtej në kuptimin e drejtëpërdrejtë. Pasuria e dijes fetare është kulturë, janë rrënjet e shumëçkaje, prandaj kam shumë respekt për të gjitha fetë. Kam admirim për librat e shenjtë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll