Politike

"Shqipëria Madhështore"/ Rama thumbon koalicionin e Berishës: Nuk na duhet kjo! Na duhet Shqipëria në BE

Rama nuk i kurseu as ironitë për koalicionin e PD me 25 parti të quajtur “Shqipëria Madhështore”. Teksa ka ironizuar Kujtim Gjuzin, Rama u shpreh se nuk na duhet "Shqipëria Madhështore", por Shqipëria në Bashkimin Europian". 

6 Mars 2025, 09:15 Nga B.Z
"Shqipëria Madhështore"/ Rama thumbon koalicionin e
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, teksa po u përgjigjej komentuesve në rrjete sociale, është ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit.

Rama nuk i kurseu as ironitë për koalicionin e PD me 25 parti të quajtur “Shqipëria Madhështore”. Teksa ka ironizuar Kujtim Gjuzin, Rama u shpreh se nuk na duhet "Shqipëria Madhështore", por Shqipëria në Bashkimin Europian". 

Rama: Po shkojmë drejt një unifikimi të Europës. Ky proces është proces ku kemi 1 mijë vetë që merren me negociata me gjithë sektorët dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur. Duhet të fokusohemi te ky proces, duhet të mos ketë ndërprerje asnjë ditë ky proces. Imagjino të hyjmë ne në historira me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore, ne nuk na duhet kjo ne na duhet Shqipëria në Bashkimin Europian.

edi rama opozita

Sondazh

Poll