Politike

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Rama: Momenti i hakmarrjes së ëmbël!

Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria është poshtëruar për gjithë këto vite dhe tashmë ka ardhur koha të marrë vendin që i takon. 

6 Mars 2025, 09:23 Nga B.Z
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Rama: Momenti i
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjes së pyëtjeve të komentuesve në rubrikën Sy m'sy është ndalur edhe te Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama e ka cilësuar këtë proces si një hakmarrje. 

Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria është poshtëruar për gjithë këto vite dhe tashmë ka ardhur koha të marrë vendin që i takon. 

Rama: Momenti i hakmarrjes. Të marrësh hak në mënyrë të ëmbël do të thotë ti japësh fund popullit të qytetarit të dorës së dytë. Duke u bërë anëtar i BE, ku jemi nëpërkëmbur sa nga të huajt dhe sa nga vetja, ta lëmë pas duke marrë hak, për fëmijët tanë të cilëve mund t'ju japim në një mandat BE, në katër vjet. E kuptoni sa tragjike do ishte ta humbnim këtë mundësi duke ngatërruar rrugën dhe duke u mbytur në një lugë ujë. 

edi rama shqiperia ne be

Sondazh

Poll