Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Rama: Nuk ka manipulime! Përmbysja e vullnetit të popullit është përrallë e humbësve

Kreu i qeverisë thotë se manipulimet dhe përmbysjet e vullnetit të popullit janë sipas tij përralla të humbësve. Rama kujton kohën kur PS humbi në zgjedhjet e 2009, teksa thotë se nga ajo periudhë nxorrën shumë mësime. 

6 Mars 2025, 09:05 Nga B.Z
Zgjedhjet parlamentare/ Rama: Nuk ka manipulime! Përmbysja e vullnetit
Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformën sociale Sy m'sy. Një komentues e ka pyetur Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, teksa thotë se 'shpresoj që vota ime të shkojë aty ku duhet', duke nënkuptuar një manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor. 

Lidhur me këtë kreu i qeverisë thotë se manipulimet dhe përmbysjet e vullnetit të popullit janë sipas tij përralla të humbësve. Rama kujton kohën kur PS humbi në zgjedhjet e 2009, teksa thotë se nga ajo periudhë nxorrën shumë mësime. 

Komentuesi: Shpresoj që vota ime të shkojë aty ku duhet

Rama: Këto përralla me manipulime dhe me përmbysje të vullnetit popullor janë përrallat e humbësve, se nuk duan të përballen me realitetin. Më ka ndodhur mua  në 2009 edhe pse zgjedhje me shumë llum brenda por në fund të ditës humbëm, dhe nxorrëm mësime. Fituam zgjedhjet e 2011, na i morën. Nxorrëm mësime dhe ndërtuam një makineri fitoreje të pathyeshme. Ti do votosh aty ku dëshiron të votosh dhe do votosh për atë që do. 

zgjedhje edi rama

Sondazh

Poll