Politike

"Nëse kreu i PL-së nuk do të ishte arrestuar, situata do ishte ndryshe", Blushi: Meta kërkoi të jetë në listë të hapur, por forumet e partisë morën vendim…

Blushi tha se Partia e Lirisë është forcë e dytë opozitare në vend dhe e treta në vend dhe ndaj ka katër vende në listën e mbyllur të koalicionit me PD.

5 Mars 2025, 22:19 Nga r.ll
"Nëse kreu i PL-së nuk do të ishte arrestuar, situata do
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka folur mbrëmjen e sotme për faktin që Partia e Lirisë merr 4 mandate në listën e mbyllur në koalicionin e PD, ku ndër të tjera do të jetë edhe emri i presidentit të PL, Ilir Meta. Sipas Blushit, Partia e Lirisë është forcë e dytë opozitare në vend dhe e treta në vend dhe ndaj ka katër vende në listën e mbyllur të koalicionit me PD.

I ftuar në emisionin "Open" në News24 shpjegoi se Meta kishte kërkuar të ishte në listën e hapur për zgjedhje, por forumet e partisë vendosën që të jetë në një listë të mbyllur. Ai tha se nëse Meta nuk do ishte "rrëmbyer", situata do të kishte qenë ndryshe për Partinë e Lirisë.

"Partia e Lirisë është forca e dytë opozitare në vend dhe e treta në vend. Presidenti Meta ka kërkuar me insistim që të jetë në listën e hapur. Ka qenë propozim i PL, që në kushtet kur presidenti është në izolim ekstrem, kjo do të vështirësonte situatën. Forumet e partisë vendosën që Meta të jetë në listën e mbyllur. Presidenti i Partisë së Lirisë është prej 4 muajsh në izolim ekstrem. Nëse nuk do ishte rrëmbyer, do ishim në tjetër situatë.", tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll