Politike

Cila parti do përfitojë politikisht nga arrestimi i Veliajt? Ja çfarë mendojnë qytetarët

28,2% e qytetarëve përgjigjen se asnjë parti nuk do të përfitojë nga kjo ngjarje politikisht në zgjedhjet e 11 Majit.

5 Mars 2025, 22:31 Nga r.ll
Cila parti do përfitojë politikisht nga arrestimi i Veliajt? Ja
erion veliaj

TIRANË- Një tjetër pyetje e këtyre matjeve të Barometrit ka qenë:  “A ka ndonjë parti (ose më shumë se një) që do të përfitojë politikisht në zgjedhjet e 11 Majit nga arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës?”

28,2% e qytetarëve përgjigjen se asnjë parti nuk do të përfitojë nga kjo ngjarje politikisht në zgjedhjet e 11 Majit. 42.8 % e të pyeturve mendojnë që nga arrestimi i Veliajt, do të përfitojnë politikisht në zgjedhjet e 11 Majit, PD dhe aleatët e saj.

Nëse do të përfitojnë partitë e reja politikisht në zgjedhje nga arrestimi i Veliajt mendimi i qytetarëve ndahet keshtu: 5.5 % e tyre tregojnë se do të përfitojë Nisma Thurrje, 9% mendojnë që do të përfitojë Lëvizja Bashkë, 10,9 % mendojnë që nga ky zhvillim do të përfitojë Shqipëria Bëhet dhe 10,2 % mendojnë që do të përfitojë partia Mundësia. Vetëm 7% e të pyeturve mendojnë që politikisht nga kjo ngjarje do të përfitojë PS në 11 Maj./ Euronews.al

Cila parti do përfitojë politikisht nga arrestimi i Veliajt? Ja

erion veliaj

Sondazh

Poll