Politike

A do bashkëpunonit me Bashën nëse kjo do ishte e nevojshme? Noka: Nuk flasim për njerëz që nuk ekzistojnë

Duke folur për faktin që në koalicionin e PD do të jetë edhe PDIU, edhe PBDNJ, Noka shpjegoi se koalicioni është i gjerë dhe nuk merret për bazë bindja politike apo dallime të tjera.

5 Mars 2025, 22:12 Nga r.ll
A do bashkëpunonit me Bashën nëse kjo do ishte e nevojshme? Noka:
flamur noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, është pyetur nëse PD do të bashkëpunonte me Lulzim Bashën, nëse kjo është e nevojshme. I ftuar në emisionin Open në News 24, Noka tha se nuk mund të flitet “për njerëz që nuk ekzistojnë”. Ai shtoi se “i vdekuri nuk mund të çohet dot nga varri”.

Duke folur për faktin që në koalicionin e PD do të jetë edhe PDIU, edhe PBDNJ, Noka shpjegoi se koalicioni është i gjerë dhe nuk merret për bazë bindja politike apo dallime të tjera.

"Nuk flasim për njerëz që nuk ekzistojnë. Keni dëgjuar që i vdekuri të ngrihet nga varri? Nuk ngrihet i vdekuri nga varri. Nuk ngrihet lugati. Fakti që janë në koalicion PDIU dhe PBDNJ nuk do të thotë asgjë, janë bashkuar që të gjithë. Ne jemi kundër idesë që të gjithë qelbësirat të bashkohen. Jo, ne jemi që të gjithë bashkohemi dhe të bëjmë Shqipërinë madhështore.", tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll