Politike

Protesta e banorëve të Tragjasit për ndërtimin e ujësjellësit, Rama: Është çmenduri! Projekti nuk ka asnjë kërcënim...

Kreu i qeverisë deklaroi se projekti parashikon që shfrytëzimi që do ti bëhet këtij burimi është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale, dhe në të gjitha rastet ajo që mbetet e pa shfrytëzuar nga sistemi është mëse e mjaftueshme për të gjithë mjedisin ekologjik. Rama shton se ky projekt nuk përbën rrezik për nevojat jetike të njerëzve të Tragjasit. 

6 Mars 2025, 08:33 Nga B.Z
Protesta e banorëve të Tragjasit për ndërtimin e
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe këtë të enjte pyetjeve të komentuesve të adresuara në platformën sociale facebook. I pyetur nga një qytetar nga Tragjasi për ndërtimin e ujësjellësit në këtë zonë, Rama u shpreh se projekti nuk ka asnjë kërcënim për ujin e pijshëm, dhe se protesta e banorëve është një çmenduri. 

Kreu i qeverisë deklaroi se projekti parashikon që shfrytëzimi që do ti bëhet këtij burimi është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale, dhe në të gjitha rastet ajo që mbetet e pa shfrytëzuar nga sistemi është mëse e mjaftueshme për të gjithë mjedisin ekologjik. Rama shton se ky projekt nuk përbën rrezik për nevojat jetike të njerëzve të Tragjasit. 

Rama: Një projekt bëhet me profesionistë. Bazohet në rastin e projektit të ujësjellësave në matje dhe analiza të cilat krijonë idenë e plotë në mënyrën dhe sasinë e shfrytëzimit. Prurjet minimale janë 700 litër në sekondë. Nga të gjithë shfrytëzimi në maksimum që do ti bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale. Dmth në të gjitha rastet ajo që mbetet e pa shfrytëzuar nga sistemi është mëse e mjaftueshme për të gjithë mjedisin ekologjik. Për sa i përket ujit të pijshëm do të plotësohen për një masë të caktuar duke filluar që nga ajo e Tragjasit. Kjo është diçka teknike nuk shihet me sy. Të ishte hidrocentral do e kuptoja të gjithë shqetësimin, po ujësjellës për të pirë ujë? Si mundet që ky ujësjellës të thajë dynjanë duke u shqetësuar për nevojat njerëzore. Është komplet pa logjikë. Nuk ka asnjë kërcënim, është çmenduri.

edi rama proteste tragjas

Sondazh

Poll