5 Mars 2025, 21:03
Nga r.ll
erion veliaj
TIRANË- Barometri ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit – Euronews Albania është 15-25 shkurt 2025.
Pjesë e kësaj matjeje të dytë kanë qenë dhe grup pyetjet lidhur me SPAK pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Të pyetur për besimin tek SPAK si institucion dhe vlerësimin për punën e tij, qytetarët në të dyja rastet tregojnë rritje të besimit dhe vlerësimit, duke kapur pikën më të lartë në të dy këto tregues që nga fillimet e matjeve të Barometrit.
Lidhur me besimin, 52.1% e qytetarëve kanë besim tek ky institucion duke e vendosur SPAK për herë të parë në krye të listës, duke lënë pas edhe Ambasadën Amerikane e cila kishte kryesuar listën e institucioneve në Shqipëri si institucioni më i besueshëm për më shumë se 30 muaj.
E njëjta qasje vërehet edhe kur qytetarët pyeten për vlerësimin e punës së SPAK, ku 70,7% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e tij. Krahasuar me muajin janar 2025 edhe për besimin edhe për vlerësimin, SPAK rezulton me një rritje prej 10 pikësh.
Matjet e mëparshme të Barometrit Euronews Albania ishin ato të periudhës 15-30 janar 2025, ku ende nuk kishte ndodhur arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Duket qarte se pas këtyre zhvillimeve të 2 javëve të fundit, besimi dhe vlerësimi për SPAK është rritur dukshëm./Euronews.al
spak erion veliaj
Politike
5 Mars 2025, 20:42
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjis...
Politike
5 Mars 2025, 20:29
r.ll
manuel sarrazin
GJERMANI- I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar themelim sa...
Politike
5 Mars 2025, 20:20
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'En...
Politike
5 Mars 2025, 20:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'En...
Politike
5 Mars 2025, 20:01
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'En...
Politike
5 Mars 2025, 19:42
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energji...
Politike
5 Mars 2025, 17:11
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Në Kosovë ka përfunduar numërimi i votave në qendrat e votimit në vend, në njësit&eu...
Politike
5 Mars 2025, 15:04
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Partia Demokratike ka dërguar këtë të mërkurë një kërkesë në Gjykatën ...
Politike
5 Mars 2025, 14:42
M.B
Anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një seancë të mbajtur më 2022.
...
Politike
5 Mars 2025, 14:38
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë këtë të mërkurë rekurs në Gjyk...