Aktualitet

Del para gjykatës si abuzues, policin e pandehur ‘e lëshon zemra’, përfundon me urgjencë në spital (VD)

12 Janar 2020, 11:50 Nga DOSJA
Del para gjykatës si abuzues, policin e pandehur ‘e lëshon

DURRËS- Polici i pandehur, Agim Osmani duket se nuk e ka përballuar dot presionin para Gjykatës së Durrësit. Gjatë zhvillimit të seancës së sotme, Osmanin e ka ‘lëshuar zemra’ duke bërë që të niset me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Mësohet se Osmani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe se ka marrë ndihmën e parë.  

Agim Osmani është një prej 18 të arrestuarve të operacionit të zhvilluar nga SHÇBA në Durrës disa ditë më parë. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.

Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesit agim osmani gjykata e durresit semuret agim osmani abuzuesit agim osmani gjykata e durresit semuret agim osmani

Sondazh

Poll